“Tulipanosa”, pas çdo gërme qëndronte çmimi e sasia e hashashit dhe kokainës
18/01/2012 Nga Shqipëria nuk rreshtin “lumenjtë e hashashit” drejt Italisë
ITALI- Karabinierët shkatërruan dje një rrjet italo-shqiptar që organizonte trafikun e drogës. Marijuana dhe kokaina vinin nga Shqipëria drejt Pulias dhe Basilicatës, duke kaluar nëpërmjet portit të Barit. Kjo ishte rruga e ndjekur nga organizata kriminale italo-shqiptare. Operacioni “Tulipanose” u organizua nga antimafia e Barit dhe Guardia di Finanza, ku u prangosën 7 persona, dy prej të cilëve ishin shqiptarë. Ata janë Erjon Lutaj, 47 vjeç nga Vlora, i njohur me nofkën Astrit dhe Fadil Meçaj, 54 vjeç, nga Patosi. Hetimi kishte nisur nga Guardia di Financa në Taranto, pas konfiskimit të 44 kg marihuanë në nëntor të vitit 2010. Hetimet e mëvonshme janë kryher nëpërmjet mbikëqyrjes dhe regjistrimeve për të identifikuar personat e përfshirë në trafik. Droga, kryesisht kokainë dhe marijuanë, ishte blerë në Shqipëri dhe pastaj transportohej në Pulia, zakonisht e fshehur në bordin e një kamioni që mbërrinte në portin e Barit. Në total, ky grup kriminal ka trafikuar 442 kg drogë. Trafiku urdhërohej me telefona, ndërsa anëtarët e këtij grupi kriminal i kodonin bisedat, duke përdorur një gjuhë të ndërtuar rreth fjalës “tulipanosa”. Çdo gërmë e kësaj fjale fshihte çmimin e drogës, sasinë e saj dhe vendin ku do dorëzohej. Kryeprokurori i Leçes tha pardje në Tiranë se të paktën 20 ton hashash në vit zbarkojnë nga Shqipëria në Itali, e fshehur në kamionë.