CEZ, publikon hartën e kufizimeve 6 orë pa drita
CEZ Shpërndarje njofton se në kuadër të punës për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, këtë javë do të ndërmarrë një sërë remontesh, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 – 15:00, në disa zona të vendit. Kufizimet do të jenë më së shumti të pranishme në Kavajë, Dibër, Shkodër, Lezhë etj. Kufizimet do të zgjasin nga dita e sotme deri më datën 18, në varësi të zonave të cilat do të përjetojnë ndërprerje të dritave vetëm për një ditë. CEZ njofton se kufizimet po bëhen për shkak të remonteve që po kryhen në nënstacionet dhe linjat e transmetimit të energjisë elektrike.