E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimi dhe bixhozi, potenciale për pastrim parash

SHKRUAN: Blerina Hoxha 16-03-2011 12:20

Noterët, bankat, shoqëritë e ndërtimit dhe zyrat e këmbimit valutorë përbëjnë fokusin

kryesor të inspektimeve për pastrim parash, për vetë faktin se ato janë kategorizuar si më të ekspozuara ndaj fenomenit të pastrimit të parave dhe informacioni që mund të merret nga këto subjekte, është shumë me vlerë. Konkluzionin e ka dhënë Arben Doçi, Drejtori i Agjencisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) gjatë publikimit të raportit vjetor për 2010. Rezultatet e luftës ndaj parave të pista për vitin që shkoi mësohet të jenë rreth 287 inspektime dhe 89 milionë lekë gjoba. Për analizën e informacionit që kryhet, bankat nga pikëpamja e DPPPP-së mbeten një kategori e rëndësishme për vetë rolin e tyre ekonomiko-financiar në vend. Gjatë kryerjes së inspektimeve janë vërejtur mangësi në lidhje me mosfunksionimin e sistemeve të centralizuara, përgjegjëse për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave dhe mosushtrimin e vigjilencës së zgjeruar ndaj kategorive të caktuara të klientëve apo transaksioneve. Sipas DPPPP-së, sektori i ndërtimit mbetet një sektor potencialisht i mundshëm, për pastrimin e parave apo përdorimin e tij për këtë qëllim. Janë konstatuar probleme në drejtim të zbatimit të ligjit, për parandalimin që kanë të bëjnë kryesisht me mosraportimin e plotë të transaksioneve të vlerave dhe mosushtrimin e vigjilencës së zgjeruar ndaj kategorive të caktuara të klientëve. Lojërat e Fatit, si subjekte të kategorizuara me rrezik të lartë, kanë qenë objekt i disa inspektimeve në vend. Gjithashtu, pastrimi i parave në Shqipëri është tipik edhe nga Zyrat e Këmbimit Valutor, të cilat mbetën në vëmendje të veçantë. Nga kontrollet e ushtruara është konkluduar se, punonjësit dhe administratorët e ZKV-së përgjithësisht nuk kanë pasur dijeni lidhur me zbatimin e akteve ligjore e nënligjore në fuqi dhe për rrjedhojë janë konstatuar mangësitë, mosidentifikimi i klientëve dhe mosraportimi sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi. Sipas DPPPP, ky sektor mbetet problematik në lidhje me masat që merr në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore për parandalimin e pastrimit të parave, qarkullon sasi të mëdha parash cash dhe nuk kryen identifikimin e klientëve. Adresimi i këtyre mangësive kërkon ndër të tjera edhe një angazhim të mëtejshëm e në vijimësi nga Banka e Shqipërisë, si autoritet mbikëqyrës dhe licencues. Nga ana tjetër noterët, pas bankave, janë subjekti më bashkëpunues dhe me nivel të lartë raportimi nga të gjitha profesionet e lira. Bashkëpunimi me noterët mbetet në një nivel të lartë, dhe rëndësia që këto subjekte kanë në qarkullimin civil ka bërë që të jenë fokusi i punës në lidhje me inspektimet. Gjithsesi, gjatë inspektimeve janë vërejtur disa problematika që kanë të bëjnë me mosraportimin e transaksioneve të vlerave nga disa noterë. Problematikat kryesore që janë konstatuar në këto shoqëri kanë të bëjnë me moskryerjen e identifikimit të klientëve, raportimit në DPPPP dhe mangësi në monitorimin e vazhdueshëm të klientëve. Kjo kategori mbetet shumë problematike, për sa i përket mbikëqyrjes në vijimësi dhe veçanërisht e ekspozuar ndaj fenomenit të pastrimit të parave, për vetë specifikën e saj dhe shkallën e lartë të informalitetit. DPPPP bën të ditur se ka rritur zbatimin e masave shtrënguese dhe detyrimeve në fushën e parandalimit të pastrimit të parave që kanë subjektet. Në këtë kuadër, për shkeljet e konstatuara gjatë inspektimeve në vend të subjekteve të ligjit, janë ndëshkuar administrativisht 45 prej tyre, nga 37 masa të aplikuara vitin e mëparshëm. Shuma totale e masave të dhëna në vitin 2010 është 89.376.648 lekë, ose 29% më shumë se në vitin 2009. Minimumi i gjobës së aplikuar ka qenë 60.000 lekë dhe maksimumi 11.854.589 lekë.

Subjektet e inspektuara Në vend Në Distance

Zyra të Këmbimit Valutor 24 11

Shoqëri Sigurime 0 2

ZQRPP 0 0

Notere 13 127

EKA 0 9

DPT 0 0

Agjenci Udhëtimesh 0 0

Zyra imobiliare 7 6

Lojëra Fati 5 0

Banka 8 0

Institucione Jo Bankare 5 6

OJQ 0 0

Shoqëri Ndërtimi 16 8

Shoqëritë e qiradhënies financiare 0 4

Shoqëritë e tregtimit te mjeteve motorike 5 17

Vlerësues te Pasurive te Paluajtshme 0 0

Avokatet 2 12

Dept. i Admin. e Shitjes së Pronës Publike 0 0

DPD 0 0

TOTALI 287

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›