E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejkërsat kampionë të NBA. Fitojnë titullin i 15-të

Tani nuk t‘i thonë më Kobi Barjantit përse nuk ka fituar asnjë titull pa Shak O‘Nill. Los Anxhelos Lejkërs është kampion i NBA për të 15-n herë, pas fitores 99-86 në ndeshjen e pestë në Orlando, që u mbyll me rezultatin 4-1. Pas një pritjeje që zgjati 7 vjet, ata e kanë merituar plotësisht. Për trajnerin Fil Xhekson është titulli i dhjetë, një më shumë se Red Auerbah. Mjeshtri Zen është tashmë i vetëm në klasifikimin e trajnerëve me më shumë tituj në të gjitha kohërat. Sado i madh që ishte Kobi Brajant, një i vetëm te Lejkërsat nuk mund të fitonte me Orlando Mexhik. Ylli i Lejkërsave realizoi 30 pikë. Kobi Brajant, për të fituar gjithçka në këtë sezon: medaljen e artë në Olimpiadën e Pekinit, trofeun e MVP-së, së bashku me Shaki O‘Nil në All-Stars, unazën e katërt të kampionit të NBA dhe trofeun e MVP-së në këto finale. Në fund diçka për gabimin që bëri presidenti amerikan Barak Obama për finalen Lejkërs-Orlando Mexhik. "Lejkërsat fitojnë 4-2", pohoi Obama përpara nisjes së finaleve të NBA, ndërkohë që skuadra e Fil Xheksonit fitoi 4-1.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›