Mançesteri konkurron Realin dhe Barcelonën
Dyzetepesë milionë sterlina (53 milionë euro): është kjo shifra që Mançester Junajtid hedh në pjatë për të marrë David Vijan e Valencias, duke fituar konkurrencën e Real Madrid dhe Barcelonës. Oferta e "Djajve të kuq do ta bënte sulmuesin spanjoll lojtarin më të shtrenjtë në Premier League. Kështu Aleks Ferguson do të ketë në shtëpi lojtarin e duhur për të zëvendësuar Tevezin, gjithnjë e më pranë Sitit. Megjithatë nga Barcelona njoftojnë se janë shumë pranë blerjes së David Vijës.