KLSH 5 kallezime ne Prokurori per 27 persona

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë në tre muajt e parë të vitit 2012, 5 kallëzime në Prokurori për 27 persona, që kanë abuzuar me financat publike. Ndërsa një vit më parë, numri i kallëzimeve të bëra gjatë gjithë vitit ishte vetëm 6. Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit deklaroi, se ky institucion është i vendosur që të luftojë korrupsion në çdo institucion publik, duke ndëshkuar çdo zyrtar, qoftë i qeverisë vendore apo qendrore.
Leskaj përsëriti gjithashtu bashkëpunimin e zbehtë mes institucionit që ai tashmë drejton dhe Prokurorisë, duke deklaruar se ka ardhur koha që ky bashkëpunim të intensifikohet.
Deklarata e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit u bënë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit më Autoritetin e Konkurrencës.