E Shtunë, 31 Tetor 2026

CIA ka përdorur 266 herë teknikën e stimulimit të mbytjes

Nju Jork - "New York Times" njofton sot se CIA ka përdorur 266 herë teknikën e simulimit të mbytjes ndaj dy të burgosurve të dyshuar si anëtarë të rëndësishëm të rrjetit terrorist të al-Kaidës. Gazeta amerikane citon një memorandum ligjor të vitit 2005 të Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Në gusht të vitit 2002 hetuesit e CIA-s aplikuan 83 herë këtë teknikë, të konsideruar nga zyrtarë të administratës Obama si mjet torture, për të detyruar të dyshuarin Abu Zubaydah të fliste. Ndërkohë, në një intervistë për rrjetin televiziv “ABC”, pesë vjet më parë, një ish-zyrtar i CIA-s, John Kiriakou, kishte deklaruar se Zybaydah ishte dorëzuar dhe kishte treguar gjithçka vetëm pas 35 sekondash pasi ishte marrë në pyetje nga agjentët.

Në të njëjtin dokument të Departamentit të Drejtësisë, të nxjerrë në mars të vitit 2003 kundër Khalid Mohammed, ish-numri tre i organizatës terroriste, i konsideruar edhe si arkitekti i sulmeve të 11 shtatorit, thuhet se kundër tij ishte simuluar mbytja plot 183 herë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›