CNN: Talebanët, ndarje me Al Kaedën

Liderët talebanë po zhvillojnë bisedime me qeverinë afgane me ndërmjetësine e sauditëve për t'i dhënë fund konfliktit të përgjakshem në vend, ndërsa kanë deklaruar ndarjen me Al Kaedën.
Lajmi u bë i ditur nga CNN, duke iu referuar njoftimeve të brendshme të takimit historik.
Milicët, të cilët intensifikuan sulmet ndaj paqeruajtësve që ndodhen në Afganistan prej vitit 2001 dhe morën ne mbrojtje të shumëkërkuarin për terrorizëm Osama bin Laden, janë përfshire në bisedime katër-ditore të ftuar nga mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah.
Këto bisedime, konsiderohen si më të rëndësishmet, pasi kanë si qëllim zgjidhjen e konfliktit të stërzgjatur në Afganistan.
Ato shënojnë një lëvizje domethënëse për lidershipin saudit, që pranoi të marrë një rol direkt në pritjen e delegatëve që deri më sot janë konsideruar si armiq.