E Shtunë, 31 Tetor 2026

CRP/K ndihmon arsimimin e komuniteteve

Nga Express më 28 qershor 2011 në ora 13:03

Programi për te Drejtat Civile- Kosove (CRP/K) organizoi një seminar me temë "Regjistrimi i fëmijëve Romë, Ashkalinj dhe Egjiptianë në Arsimin Fillor në Kosovë", ne kuadër te projektit te financuar nga Bashkimi Evropian, bashkëfinancuar nga Civil Rights Defenders (CRD), menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ne Kosove, dhe zbatuar nga vet CRP/K.

Përfaqësuesit e CRP/K-se prezantuan rezultatet e arritura gjatë zbatimit 18-mujor te projektit, përfshirë regjistrimin e 1680 fëmijëve romë, ashkalinj dhe egjiptiane ne arsimin fillor në Kosove.

Në këtë debat gjithashtu u diskutuan problemet e ndryshme siç janë vijimi i mësimit ne shkollat paralele si dhe mungesa e mësimit intensiv për fëmijët e komuniteteve gjegjëse.

Në mesin e përfaqësuesve ishin edhe përfaqësues të komuniteteve rome, ashkalinj dhe egjiptiane, këshilltari politik ne MASHT, drejtorët komunalë të arsimit, drejtorët e shkollave fillore anembanë Kosovës, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›