Thaçi: Progresi i arritur në Kosovë, meritë edhe pushteti lokal
PRISHTINË- Progresi i arritur në Kosovën e pavarur, është edhe progres i arritjeve të pushtetit lokal, deklaroi sot kryeministrit Hashim Thaçi në manifestimin ‘Java e Komunave’, organizuar në Prishtinë nga Bashkimi i Komunave të Kosovës.
"Prandaj, synimi ynë ka qenë mbështetja dhe promovimi i punës së pushtetit lokal dhe deri më tani këto synime janë në rrugë të mbarë për t'u arritur",- theksoi kryeministri.
Kryeministri paralajmëroi se qeverisja lokale në vitet që vijnë do të reformohet, krahas reformave dhe zhvillimeve ekonomike e politike që janë duke ndodhur në nivelin qendror.
"Qeveria e Republikës së Kosovës e ka mbështetur dhe gjithmonë do ta mbështesë Bashkimin e Komunave të Kosovës, si zë unik i komunave të udhëhequr prej liderëve të partive të ndryshme dhe komuniteteve të ndryshme, por me një qëllim , shërbimin në emër të të gjithë qytetarëve”,- u shpreh Thaçi.
Ai ritheksoi se një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbetet procesi integrues evropian dhe bëri thirrje që secili ta kryejë punën e vet në përputhshje me përgjegjësitë në nivel qendror dhe lokal.
(e.m/atsh/BalkanWeb)