E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deçani përkujton dëshmorët nga Tropoja dhe Kukësi

Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 20:30

Tropoja dhe Kukësi ishin bazat kryesore të furnizimit me armatim për lirinë e Kosovës, kurse nga Vuqidolli i Tropojës, pas stërvitjeve ushtarake, karvanin e çlirimtarëve e përbenin edhe tropojanë dhe kuksiane, është thënë në akademinë përkujtimore, kushtuar 9 dëshmorëve nga Kukësi dhe Tropoja, të cilët jetën e tyre ia falën lirisë së Kosovës.

“Burrat trima nga Tropoja e Kukësi, që ranë në beteja për liri, dëshmorët Arif Dautaj, Bardhyl Breqani, Fatmir Doçi, Halit Coka, Hazir Mala, Mehmet Dizdari, Qazim Dautaj, Ramis dhe Tahir Memia, ishin shembull i nderit dhe krenarisë kombëtare”, ka thënë Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës së Deçanit, i cili duke folur për figurën e komandantit të tyre Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se ai është sinonim i një luftë të drejtë dhe shprehu besimin se edhe pak kohë na ndan, kur Ramushi serish do të rikthehet me fitore nga Haga.

Kurse deputeti i AAK_së dhe vëllai u Rmaushit, Daut Haradinaj tha se kurrë nuk do të çlirohej Kosova, po të mos ishte Shqipëria, e cila dha bukë dhe barut për lirinë, ndërsa theksoi kontributin e Shqipërisë që ka dhënë për Kosovën gjatë gjithë historisë.

Duke folur në emër të Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut, Qazim Zeqë Makaj, kryetar i degës në Tropojë, tha se 630 dëshmorë sa ka Topoja, 418 prej tyre kanë rënë në mbrojtje të territorit të tokave shqiptare, kurse në radhët e UÇK-së, në betejat për liri, nga Tropjoa në gjerdanin e dëshmorëve radhitën edhe 17 tropojanë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›