Tahiri: Në 2 korrik marrëveshjet e para me Serbinë
PRISHTINË- Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka deklaruar se në fillim të korrikut do të arrihen 6 marrëveshje me Beogradin.
Kryenegociatorja e dialogut Prishtinë-Beograd duke bërë publike detaje të marrëveshjeve midis dy vendeve të cilat janë dizajnuar nga ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper, theksoi se gjithcka mund të finalizohet në 2 korrik duke i'u përmbajtur parimit të reciprocitetit.
“Mendimi im është se janë afruar shumë pikëpamjet. Po ashtu, që pala jonë tashmë ka dhënë pëlqimin në parim për propozimet që i ka paraqitur më 6 qershor ndërmjetësi Robert Cooper. Ne mendojmë se ato propozime janë mjaft të mira dhe japin zgjidhje të mirë për çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve, pra vendosjen e një reciprociteti në fushën e lëvizjes së lirë”,- deklaroi Tahiri.
Mediat vendase bënë me dije se për shefen e delegacionit kosovar propozim-marrëveshjet që kanë dalë më 6 qershor nga Cooper, përfshijnë idetë e të dyja palëve dhe idetë e partnerëve ndërkombëtar.
Sipas Tahirit disa marëveshje mund të fillojnë ta zbatohen menjëherë siç është çështja e lëvizjes së lirë, apo e njohjes së vulave të doganave.
Sa i takon çështjes së targave, zëvendëskryeministrja Tahiri tha se do të përdoret modeli sikur medis Greqisë dhe Maqedonisë, dy vende këto që kanë marrëdhënie jo të mira politike.
(e.m/koha/BalkanWeb)