Kosova e Bullgaria, arrijnë marrëveshje bashkëpunimi
PRISHTINË- Kosova dhe Bulgaria nënshkruan sot në Sofje dy marrëveshje bashkëpunimi; marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy ministrive të Jashtme dhe marrëveshjen për transport ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve.
Marrëveshjet janë nënshkruar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe homologu i tij bullgar Nickolay Evtimov Mladenov.
Gjatë takimit është biseduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, përkatësisht institucioneve dhe qytetarëve të të dyja vendeve.
Mësohet se Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Bullgarisë, Nickolay Mladenov ka thënë se Bullgaria mbështet integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Ai ka shtuar se Qeveria bullgare do të vazhdojë të përkrahë forcimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, pjesëmarrjen e saj në nisma rajonale dhe do të ndihmojë fuqishëm në procesin e liberalizimit të vizave.
“Ne do t’i ofrojmë autoriteteve kosovare ekspertizën tonë për këtë proces. Do të kemi një plan të përbashkët në nivel të ambasadorëve për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Të kemi një axhendë të përbashkët dhe të shkurtojmë rrugën e Republikës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Mladenov.
Hoxhaj ka thënë se ka marrë përkrahje të fuqishme nga shteti bullgar për perspektiven evropiane të Republikës së Kosovës.
“Ne do të marrim përvojën e Qeverisë së Bullgarisë, në mënyrë që rruga jonë drejt BE-së të jetë më e lehtë dhe më e shkurtër”,- ka thënë Hoxhaj.
(e.m/atsh/BalkanWeb)