E Shtunë, 31 Tetor 2026

Middendorp: “Vata, nuk kemi kohë për shaka”

ASA (Albania Sport Agency)- "We don't have time für joking" (Ne nuk kemi kohë për shakara). Kjo është përgjigjja e qartë e trajnerit të Arminia Bielefeld, Ernst Middendorp në drejtim të sulmuesit të tij, Fatmir Vata. Shqiptari kishte deklaruar për revistën e speciliazuar sportive gjermane "Kicker" se nuk po vlerësohej aspak nga trajneri i ri i Arminias, Middendorp. Fatmir Vata nuk u përfshi në 18-shen në ndeshjen kundër Hertës së Berlinit dhe sulmuesi kërkoi përmes shtypit sqarime me trajnerin.
"Nuk ka pasur asnjë bisedë të drejtpërdrejtë me lojtarin Vata pasi nuk ka pasur me asnjë tjetër lojtar për gjëra të tilla", citohet Middendorp nga siti direkt-bielefeld.de. "Unë i bëj gjithmonë gjërat hapur", shton ai, duke theksuar më tej se nuk do të ketë kurrë biseda të këtij lloji me lojtarët. "Qëllimi ynë më i lartë është suksesi ynë i përbashkët. Problemet individuale qëndrojnë gjithmonë pas", mbyll cështjen 48-vjecari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›