Ciklizmi, garojnë edhe dy legjionarë

Ervin Haxhi dhe Soldian Deda, dy ciklistë shqiptarë që garojnë për ekipe profesioniste në Itali do të marrin pjesë në kampionati kombëtar për të rinj dhe të rritur, që do të zhvillohet për 3 ditë me radhë(26-28 qershor) në qytetin e Korcës.
Durrsaku Haxhi garoi edhe në Rrethin e 65-të ciklistik me fanelën e Teutës. 20-vjecari Deda është transferuar këtë vit te italianët e Granjano Sporting.
Sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Ciklizmit, Alfred Tahiraj, Klubet që do të marrin pjesë janë Apolonia, Teuta, Tirana, Vllaznia, Besëlidhja, Besa, Flamurtari, Elbasani, Skënderbeu, Partizani dhe Burreli.
Etapa Korcë-Bilisht-Korcë me kronometër individual: 26 qershor, 24 km, për të rinj dhe 32 km, për të rritur.
Etapa Kapshticë-Ersekë-Korcë e rezistencës, 27 qershor: 120 km për të rinj dhe më 28 qershor zhvillohet, Korcë-Leskovik- Korcë 150 km, për të rritur.