Ca fjalë për Avokatin e Popullit
Kush ka vëzhguar mënyrën e të bërit politikë të Sali Berishës, e di që ofertat e tij nuk janë asnjëherë të sinqerta. Ata që kanë negociuar, kanë arritur marrëveshje, pasi janë përmbushur pikat të cilat synonte. Dhe nëse një nga pikat, nuk përputhet me vizionin e tij, do bëjë të pamundurën që produktin e marrëveshjes në mos ta zerojë, t’i humbasë kuptimin dhe thelbin. E tillë është oferta që i bëri opozitës me “Avokatin e Popullit”. Socialistët mund të ofrojnë me dhjetëra kandidatura, por për sa i takon Berishës, do pranojë atë që i pëlqen dhe në mos qoftë i tillë ta refuzojë deri në momentin që një i tretë i fut këmbët në një këpucë.
Në krahun tjetër, gjithë procedura e ndjekur deri më sot nuk ka të sharë: Një pjesëmarrje e hapur, një konkurrim i lirë, një komision vlerësimi me njerëz të përkorë. Gjithçka vjen era Skandinavi, nga e ka prejardhjen institucioni i Avokatit. Pjesëmarrësit në konkurs, shënjohen që nga “tru lehtët” që fërkojnë veten me komente në internet, grafomanë, mitomanë dhe kandidatura serioze që kanë ndërmarrë rrugën, pasi është e vetmja me të cilën mund të bëhen pjesë e garës. Por fatkeqësisht për rozët, kapiteni i ekipit që kanë përballë është nga ata që o të merr topin, o të thyen këmbën, ose rreh arbitrin. Jo më kot në skuadrën e tij ka deputet Dash Sulën e Peqinit. Atëherë a kanë vlerë gjithë sa më sipër? Pasi nëse një spektakël, nuk shkon sipas parametrave deri në fund dhe nuk ka gjasa që të shkojë, i bie të kthehet në farsë.
Sot është dita kur opozita do shpallë kandidaturën e saj. Nëse do jetë fituesi i procedurës së shpallur dhe ndjekur në PS, që i bie të jetë ajo me të cilin përzgjidhet një specialist në një çfarëdo lloj ministrie, atëherë me shumë probabilitet, i takon që socialistët shpërdorojnë mundësinë për të marrë institucionin dhe vendosur në shërbim të njerëzve. Rasti i Kontrollit të Lartë të Shtetit që po merret nga një i djathtë, është shembulli se Sali Berisha, nuk pyet as për marrëveshjet dhe as për paktet, kur është puna të vendosë në pozicione kyç njerëzit e tij. Dhe Kontrolli i Shtetit, është një institucion që prej njëzet vjetësh, në mos i është lënë opozitës, së paku nuk e ka marrë pushteti. Atëherë pse PS-ja qoftë edhe për t’i treguar njerëzve nëpërmjet një spektakli pa rezultat konkret politik, se sa e hapur është, duhet t’ja lerë në dorë rastësisë këtë post? Pushteti është një gjë serioze për ta lënë në dorë të njerëzve të cilët ose e shohin si një mundësi për tu trashur dhe më shumë nga çfarë vjelin me OJQ-të ose të hidhen thelë mbi thelë, e tavolinë më tavolinë. Institucioni i Avokatit të Popullit, pavarësisht dukjes së squllët, ashtu si çdo institucion tjetër, ka fytyrën e drejtuesit të tij. Kur drejtuesi mban profil të ulët dhe nuk do ta prishë me pushtetin, i tillë është edhe institucioni. Nëse PS-ja do ja dalë të vendosë në krye të saj një njeri luftarak, i cili evidenton shkeljet dhe i denoncon ato, do ketë në krah një zë më shumë, për të dokumentuar bëmat e Berishës. Por nëse në karrige, do ta ngrohë dikush që do shikojë tymin e oxhakut të vet, atëherë Berisha, si njohës i thellë i karaktereve dhe shfrytëzues mjeshtëror i dobësive, nuk do vonojë ta korruptojë e bëjë palë për sa kohë është në pushtet, dhe kur të dalë në opozitë, t’i përdorë raportet e Avokatit të Popullit, si material për t’i vënë flakën shtetit. Pasi Berisha në opozitë del me dinamit ndezur.
Partia Socialiste nuk ka pse ndruhet të vejë në këtë post një njeri të rreshtuar majtas. Së pari, ngaqë ky post i takon dhe së dyti, se nuk i lejohet të bëjë eksperimente në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat do jenë vendimtare jo vetëm për fatet e së majtës, por dhe të vendit në tërësi. Nëse mendjelehtësisht do ofrohet në këtë post, një individ që ka frikë të shpallë bindjet e veta, vaj medet mileti nga kush të presë që do mbrojë hallin e tij. Rreshtimi politik, është shprehje e kontributit intelektual të një individi, për të përmirësuar shoqërinë dhe zhvilluar atë, sipas bindjes që beson. Dhe avokati i popullit, nuk është post për dikë që do të mbarojë punët e veta, por pozicion luftarak për njerëz që besojnë në ideale, ndaj nuk mund ti besohet konkurseve, pasi në luftë merret pjesë me zemër dhe jo me konkurs. Në një vend ku edhe maceve të institucioneve ju kërkohet tesera partiake, Partia Socialiste nuk ka pse bën për një post politik, shenjtin më shumë se Papa dhe të përkorin më shumë se eremitët, ndaj duhet të ofrojë një njeri të sajin. Individë me të shkuar të spikatur partiake, me rekorde të shënuara profesionale, me njohuri në funksionimin e makinës shtetërore, me kurajë civile, i ka me qindra. Nuk ka pse e lë fatin e një institucioni të tillë të rëndësishëm në dorë të një konkursi, që si procedurë, nuk i duhet kujt një lek, ndërsa si produkt, mund të prodhojë një zog inkubatori me të dhëna perfekte, por të pavlerë me këngën e tij, në xhunglën ku dëgjohen vetëm britmat e luanëve.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)