E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE: Nuk ndryshon çmimi i energjisë elektrike

TIRANE - Bordi drejtues i Entit Rregullator të Energjisë vendosi sot të mos ndryshojë cmimin për energjinë elektrike. ERE pritej të vendoste sot për çmimet e reja të energjisë elektrike, për vitet 2012-2014, por rreth mesdites ne mbledhjen disa oreshe u vendos qe te mos kete te reja ne kete drejtim.

Po sot ne kete mbledhje, ERE miratoi një plan investimi në HEC-e dhe një plan investime për CEZ shpërndarje për periudhën 2012-2014.
Investimet parashikohen në shifrat 2.104 mln lekë për HEC-et, Bistrica 1 dhe Bistrica 2.
Kurse plani për investimet në CEZ shpërndarje është 6.5 miliard lekë.

(d.b/er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›