E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi takon Beçiroviç: Mirëpresim hapjen e Ambasadës Boshnjake

TIRANE – Gjatë takimit me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beçiroviç, presidenti Bamir Topi deklaroi se Shqipëria mirëpret hapjen e Ambasadës Boshnjake në Tiranë.

Presidenti Topi dhe zyrtari i lartë boshnjak shprehën gjithashtu interesin pёr intensifikimin e bashkëpunimit nё disa fusha, si në ekonomi, turizëm etj.

Gjatë bisedës, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e procesit të integrimit europian të të gjitha vendeve të rajonit ballkanik, por dhe interesin e palës shqiptare për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në të dy vendet.

Nga ana e tij, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnje-Hercegovinës hodhi idenë e vendosjes se një linje direkte avioni mes Sarajevës dhe Tiranës, gjë që do të zgjeronte komunikimin dhe rritjen e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare me përfitime të përbashkëta.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›