E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kryeministri të vijë në Kuvend të përgjigjet për Gërdecin

Deputetët e partisë Socialiste kanë kërkuar sot pjemarrjen e qeverisë në parlament. Gjatë shumë seancave asnjë nga përfaqësuesit e qeverisë apo kryeministri nuk kanë marrë pjesë në debate. Shqetësimin e kanë ngritur të gjithë përfaësuesit e PS-së, në seancën e radhës plenare. Valentina Leskaj, është shprehur se: “Grupi parlamentar i PS-së nuk do vijë më ne seancat e lira nëse nuk ka në sallë përfaqësues të qeverisë të dëgjojnë problemet e Shqiptarëve”. “Unë e kuptoj arsyen pse qeveria nuk merr pjesë në kuvend, pasi ajo është në krizë, ka dy ministra pa imunitet dhe është pa zv/kryeministër” – tha ajo. Sipas saj edhe Tatimet i drejton nga shtëpia një drejtor në arrest shtëpiak . “Kryeministri ka arsyet e veta të mos vijë në parlament për shkak se  nuk do të dëgjojë për Gërdecin, as për imunitetet e hequra, as për drejtorin e Tatimeve që e mban në arrest shtëpie, ai nuk do të dëgjojë për korrupsionin dhe as për varfërinë. Kryeministri ka marrë arratinë në Shqipëri gjasme po bën dialog për hyrjen e Shqipërisë në NATO” – përfundoi Lesakaj.

Ndërkohë edhe deputeti tjetër i PS-së, Erjon Braçe është shprehur se: “Kryeministri vazhdon ta quajë Gërdecin aksident teknologjik, dhe nuk vjen këtu të përgjigjet dhe ta mbrojë këtë. Ndërkohë ai gjen kohë të kujdeset edhe për koncertet dhe bën aheng me paratë e qeverisë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›