Rafinha në Bayern Munich

Nga Express më 30 maj 2011 në ora 18:30
Mbrojtësi i Genoas Rafinha pritet të transferohet në Bayern Munich kanë njoftuar mediet gjermane të hënën.
Braziliani nuk u adaptua në sezonin e tij të parë në Serie A dhe është ankuar se futbolli italian nuk i përshtatet atij.
Ai do të kthehet në Bundesligë pas vetëm një viti të largimit nga Schalke 04.
Bayern thuhet se është i gatshëm të paguan 5.5 milionë euro për Rafinhan.
Sipas të përditshmes gjermane Kicker, Rafinha do të finalizon transferimin në Bayern në ditët e ardhshme.