E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lille kampione Lion siguron bileten ne Champions

Kampionati francez i futbollit ka dhënë verdiktet e këtij sezoni, ku Lille është kurorëzuar zyrtarisht si kampione e Ligës 1. Skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia e kishte siguruar më parë suksesin, ndërsa pas fitores 3-2 kundër Rennes në javën e fundit ka festuar titullin e tretë në historinë e klubit. Lille ishte protagoniste e një sezoni të shkëlqyer në kampionatin francez duke mundur rivalitetin e fortë të emrave më të mëdhenj të Ligës 1 si Olimpik i Marsejës dhe Lion.

Këto dy të fundit arritën të sigurojnë një biletë për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Marseja do të luajë direkt në fazën e grupeve, ndërsa Lioni do të nisë aventurën e tij europiane nga turi paraeliminator. Gjithsesi, arritja e Champions është një sukses për skuadrën e drejtuar nga Claude Pyel, që e kishte shumë të vështirë të arrinte këtë objektiv.

Lioni siguroi Ligën e Kampioneve vetëm pas fitores 2-0 kundër Monakos, e cila ka mbyllur sezonin në mënyrën më hidhur pasi ka rënë në kategorinë e dytë. Bashkë me skuadrën nga Principata, e cila në vitin 2004 luajti në finalen e Ligës së Kampioneve, në kategorinë inferiore të futbollit francez kanë zbritur Lens dhe Arles Avignon.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›