Caceres synon tituj me Juventusin

Mbrojtësi i Juventusit, Martin Caceres ka theksuar se synon të fiton Scudetton dhe Ligën e Kampionëve, pas rikthimit të tij te gjiganti torinez.
24 vjeçari iu ribashkua Bianconerëve gjatë janarit pas qëndrimit të tij të kaluar në klub më 2009-10 dhe në deklaratat e tij të para si futbollist i Juventusit ka shprehur ambiciet për titull.
“Ky transferim përfaqëson një sfidë të madhe për mua. Dua të fitoj Serinë A e pastaj edhe Ligën e Kampionëve” deklaroi Caceres për Tuttosport.