E Diel, 1 Nëntor 2026

Ozil, pensionohet në Madrid

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil ka thënë se dëshiron të përfundojë karrierën e tij në Real Madrid.

Ozil i tha magazinës gjermane Kicker: “Dua të përfundoj karrierën time në Real Madrid dhe dua të jem pjesë e të ardhmes së klubit”.

23 vjeçari Ozil iu bashkua Realit nga Werder Bremen më 2010 dhe beson se skuadra është në rrugë të mirë për të fituar titullin në La Liga. Reali ka aktualisht shtatë pikë epërsi ndaj Barcelonës.

“Nëse vazhdojmë të luajmë kështu si në periudhën e fundit, nuk mund të na zë Barcelona”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›