E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet Suarezi

Në garë për të fituar të dyja kupat dhe për kualifikim në top-katërshe në Premierligë, Liverpool ka marrë përkrahje të madhe me rikthimin e shumëpritur të sulmuesit Luis Suarez për ndeshjen kundër Tottenhamit të dielën në Anfield Road.

Suarez ishte i suspenduar për tetë ndeshje pas fyerjes racore ndaj mbrojtësit të Manchester Unitedit, Patrice Evra, dënim të cilin e ka shërbyer dhe do të jetë i gatshëm për lojë nga java e ardhshme.

Uruguaiani është një prej futbollistëve kryesorë të Liverpoolit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›