E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portman nuk e meritoi Oscar’in

Nga Express më 29 mars 2011 në ora 10:33

Ky përfundim, të paktën, del po të dëgjohet ajo që thotë dubluesja e aktores së njohur, Natalie Portman. Sipas saj, del se Portman nuk e meritoi shpërblimin Oscar për filmin “Black Swan” (Mjellma e Zezë).

Fillimisht u shfaq një lajm se aktorja kishte përdorur dy dubluese për skenat e kërcimit. E pastaj, koreografi i filmit deklaroi se 85 përqind e skenave ishin të vetë Natalia’s.

Mirëpo, balerina që i ka realizuar dublimet, tani thotë se vetëm në 5 përqind të skenave të tilla të filmit shfaqet Natali, e në 95 përqind të skenave të tjera shfaqet ajo. Fytyra pastaj ishte shtuar me teknologji digjitale. Si rrjedhojë, balerina, emri i së cilës nuk u publikua, thotë se puna e saj nuk është shpërblyer.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›