E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cahill, në dyshim për finale

Opsionet e Chelseas në qendër të mbrojtjes për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut më 19 maj janë kufizuar edhe më tepër pas frikës se Gary Cahill mund të mos rikuperohet me kohë nga lëndimi që pësoi në ndeshjen kundër Barcelonës të martën.

Menaxheri i përkohshëm i Chelseas, Roberto Di Matteo, ishte në dyshim sa i përket mundësisë së rikuperimit të Cahillit për ndeshjen finale andaj mbrojtësi anglez është në garë me kohën për të qenë në dispozicion.

Mbrojtësit John Terry dhe Branislav Ivanovic janë të suspenduar për finale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›