E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Messi e Ronaldo marrin kritika

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Javier Pastore është përballur me kritika për paraqitjet e tij para ndeshjes vendimtare në udhëtim te Lille të dielën.

22 vjeçari, i cili erdhi në klub nga Palermo gjatë verës së shkuar për 40 milionë euro ka realizuar 13 gola në 38 paraqitje por edhe është kritikuar në kryeqytetin spanjoll.

“Është normale. Edhe futbollistët si Messi ose Ronaldo u kritikuan kur skuadrat e tyre u eliminuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Është vështirë të mbani të njëjtin nivel gjatë gjithë sezonit”, deklaroi Pastore për uebfaqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›