E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio eTares në emergjencë kunder Verderit

Lacio ndodhet në një situatë emergjente vetëm pak orë përpara sfidës me Verder Bremenin. Trajneri Delio Rosi ka disa lojtarë të dëmtuar dhe shqetësimi në kampin lacial është i madh. Kundër Verderit - ende në kuotën zero pikë pas dy takimesh – skuadra bardhekaltër synon fitoren e parë, kur në dy të parat ka marrë barazime. Në fushë do të zbresin dy formacione që ngjajnë jo pak. Kemi një skemë të ngjashme loje, - pranon trajneri i Lacios, - por ata kanë në sulm lojtarë me peshë më të rëndë, me karakteristika të ndryshme nga ato të sulmuesve tanë që janë më të lehtë. Kundër këtij Verderi është më mirë të sulmosh sesa të mbrohesh, duke parë se në gjashtëmbëdhjetw metrat e fundit skuadra e Shafit nuk duket e padepërtueshme. Lacio duhet t'u bëjë kujdes lojtarëve të tillë si Diego dhe Frings, - paralajmëron Delio Rosi. "Janë një skuadër e mirë dhe dy vite më parë fituan kampionatin dhe lojtarët janë pak a shumë të njëjtit. Megjithatë, mendoj se duhet një skuadër e ekuilibruar dhe është më mirë të japësh sesa të presësh. Për ne, cdo ndeshje është një ndërmarrje, kemi bërë shumë gjëra dhe uroj të bëjmë akoma". Në Bremen mbërrin një Lacio e gjymtuar nga dëmtimet. Jashtë skuadrës janë Kribari, Mauri e Ledesma. Trajneri Rosi do të vendosë vetëm në minutën e fundit për formacionin. Kundër Verderit, tekniku roman do të mbushë kuotën e 100 bankinave me Lacion. Një motiv më shumë për të kërkuar ta festojë me rezultat pozitiv. "Për mua është një motiv krenarie të arrij këtë numër me një skuadër si Lacio. Duhet të falënderoj të gjithë lojtarët që kam stërvitur, pa ta nuk do të isha këtu", - përfundon Rosi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›