E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rossi, pasardhës i Del Pieros

Nga Express më 04 korrik 2011 në ora 21:16

Federico Pastorello, menaxher i sulmuesit të Villarrealit Giuseppe Rossi ka thënë se klienti i tij mund të bëhet pasardhës i Alessandro Del Pieros në Juventus.

Pastorello mendon se dy futbollistët kanë karakteristika të ngjashme dhe Rossit do ti pëlqente të luan përkrah ikonës së Juventusit para se ta zë rolin e tij në Torino.

“Flasim për një futbollist i cili më kujton Del Pieron me aftësitë e tij teknike dhe pozitën në fushë. Sigurisht se ai fascinohet nga ideja për të luajtur me Del Pieron por Rossi mund të bëhet pasardhës i tij”, tha Pastorello për Tuttosport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›