Gjirokastër, makina del nga rruga vdes 26 vjeçari
GJIROKASTER- Një 26 vjecar nga Libohova ka humbur jetën gjatë një aksidenti te ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate në dalje të fshatit Lazarat. Policia është sinjalizuar për aksidentin nga një telefonatë. Automjeti tip BMV me targa greke INN 2451, me drejtues Bashkim Çavani, i cili udhëtonte nga fshati Lazarat në drejtim te Libohovës, ka dalë nga rruga , duke rënë nga ura në një përrua. Edhe pse 26 vjecari është transportuar menjëherë për në spital pas disa orësh ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda .Veprimet e Komisionit hetimor për zbardhjen e ngjarjes u ndërprenë gjatë natës për shkak të ndriçimit të kufizuar për te rinisur sot në mengjes. Gjithsesi nga kqyrja e automjetit dhe nga veprimet e para proceduriale grupi hetimor ka konstatuar se shkaku i daljes nga rruga ishte “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)