Callejon mbetet në Real

Menaxheri i sulmuesit të Real Madridit, Jose Callejon ka theksuar se klienti i tij nuk do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Edhe pse nuk është titullar te gjiganti madrilen, Callejon zgjoi përshtypje të mira me paraqitjet e tij në edicionin e kaluar. Ai spekulohej se kërkohej nga Liverpooli por menaxheri Garcia Quilon ka insistuar se Callejon do të mbetet në Santiago Bernabeu.
“Ka një numër skuadrash të interesuara në Callejonin. Mirëpo, Reali e konsideron atë si futbollist të dobishëm dhe nuk dëshiron ta shes”, deklaroi Quilon për AS.