Catania, skuadër pa objektiva

Presidenti i Catanias, Antonio Pulvirenti ka mohuar nocionin e caktimit të objektivave për sezonin e ri 2012-13.
Skuadra siciliane gjatë një faze të edicionit të kaluar ishte në garë për kualifikim në Europa League por një seri negative e la ata prapa. Pulvirenti është shprehur me rezerva për sezonin e ri në Serie A.
“Këtë vit nuk do të caktoj asnjë objektiv. Vitin e kaluar objektivi ishte të mbledhim 50 pikë dhe pasi iu afruam atyre, pësuam rënie. Por, prioriteti do të jetë gjithmonë të sigurojmë qëndrimin”, deklaroi ai për mediumet italiane.