Pensionohet Guti

Guti, ish mesfushor i Real Madridit, ka vendosur të pensionohet nga futbolli, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle AS.
Vetëm dy ditë më parë, Guti thuhej se është pranë transferimit në Premierligë, pas interesimit nga West Ham United. Ish madrileni është futbollist i lirë nga nëntori i vitit 2011 kur shkëputi kontratën me Besiktasin dhe ka vendosur të përfundojë karrierën e tij si profesionist.
Nga 1995 deri 2010 luajti zhvilloi 387 ndeshje me Realin dhe shënoi 46 gola. Kurse, mes 1999-2005 bëri 14 paraqitje me Spanjën.