Shkëlqen Xhaka

Mesfushori prishtinas ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes miqësore ndaj SsvG Velbert, të cilën e fitoi me rezultat bindës, 6:0. E mediat gjermane e kanë quar në qiell paraqitjen e shkëlqyeshme të Xhakës, sipas të cilave, nëse kosovari vazhdon të luaj njëjtë edhe në të ardhmen atëherë do ta arsyetoj çmimin prej 8.5 milionë eurosh që Monchengladbach e shpenzoi për të.
Ndërkohë, edhe vetë reprezentuesi zviceran është shprehur të jetë i kënaqur me paraqitjen e parë të tij me fanellën e skuadrës gjermane.
“Duke e pasur parasysh se kjo ishte ndeshja e parë, atëherë konsideroj se luajta mirë unë dhe i gjithë ekipi. Normalisht se ende nuk është përshtatur gjithçka siç duhet, sepse ishte vetëm ndeshja e parë. Mirëpo, gjatë përgatitjeve ne do të punojmë akoma më shumë për tu bërë edhe më të fortë”, ka deklaruar Xhaka, i cili nuk do të shkoj në Olimpiadën ‘Londra 2012’ me Përfaqësuesen e Zvicrës me qëllim që të përqendrohet në skuadrën e tij të re me të cilën synon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.