E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sneijder, së shpejti në Anzhi

Dy ditë më parë spekulohej për një ofertë me vlerë prej 25 milionë eurosh kurse të enjten raportohet se Wesley Sneijder së shpejti do të nënshkruajë me Anzhi Makhachkala.

Mediumet ruse janë të bindura se ylli holandez do të kalojë te skuadra nga Dagestani. “Sneijder së shpejti në Anzhi. Bisedimet mes klubit dhe menaxherit të futbollistit kanë hyrë në fazën finale. Sneijder në ditët e ardhshme do të kalojë në Anzhi”, shkruante Sportbox.ru.

Mirëpo, drejtori sportiv i Interit, Marco Branca ka insistuar se: “Asnjëherë nuk kemi marrë ndonjë ofertë nga rusët për Sneijderin”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›