Ibrahimoviç dhe Silva pranojnë PSG-në

Zlatan Ibrahimoviç ka kërkuar nga menaxheri i tij Mino Raiola që sa më parë që është e mundur të finalizojë transferimin e tij në Paris Saint-Germain.
Ylli suedez i Milanit thuhet se ka kërkuar nga parisienët pagë prej 14 milionë eurosh për katër vite. Kurse, me të në Parc des Princes pritet të kalojë edhe qendërmbrojtësi Thiago Silva.
Për brazilianin flitet për një kontratë pesëvjeçare me pagë prej 9 milionë eurosh në sezon. Ata do ti kushtojnë PSG-së rreth 62 milionë euro.