Camerata e Tiranës Homazh për oboistin e parë shqiptar Viktor Shiroka

Sezoni artistik 2009 me mbrëmje koncertore kushtuar njërit prej artistëve shqiptarë
Camerata e Tiranës zgjedh këtë herë datën1 maj për të zhvilluar koncertin e saj në vazhdim të sezonin artistik 2009. Kjo jo rastësisht, pasi është një festë që meriton ti dedikohet atyre njerëzve të thjeshtë e punëtorë që me pasionin, talentin dhe vullnetin e tyre, i dedikojnë një pjesë të rëndësishme artit shqiptar. Orkestra e kryeqytetit Camerata e Tiranës, e frymëzuar dhe e motivuar nga jeta artistike e një artisti të madh shqiptar siç është Viktor Shiroka, ia dedikon këtë mbrëmje koncertore këtij artisti. I ati, Kol Shiroka ishte artist, piktor, ndërsa i vëllai Bep Shiroka është një ndër artistët më të mirë jo vetëm shkodranë, por edhe një prej humoristëve më të mirë. E veçanta e këtij koncerti ka të bëjë me faktin se studentët që kanë dalë nga klasa e tij do të jenë solistët pjesëmarrës në këtë mbrëmje. Ata tashmë kanë një karrierë shumë të pasur dhe me një performancë të deritanishme të shkëlqyer jashtë kufijve të Shqipërisë dhe brenda vendit. Ata do ti dhurojnë skenës dhe publikut shqiptar në këtë mbrëmje koncertore pjesë si, Marcello, Respigi, Vivaldi, Anselmi, Cimarosa. Një ndër nxënësit e tij Viktor Shirokës, Ali Pengili, interpreton si solist me orkestra ndër më të shquarat e botës. Pjesëmarrës në koncertin që do të mbahet me datë 1 maj është dhe instrumentisti Zija Bejleri (oboist dhe saksofonist), një ndër nxënësit e mjeshtrave Vangjel Papamihali, Tonin Rota dhe Robert Radoja. Është diplomuar në Oboe në Akademinë e Arteve (Instituti i Lartë i Arteve) në 1987, nën drejtimin e profesor Viktor Shirokës. Ka marrë titullin Oboist, duke mbajtur rolin e Oboistit të parë në Orkestrën Simfonike të Konservatorit. Në të njëjtën kohë perfeksiononte edukatën muzikore si saksofonist, dhe nga 1987 deri 1990 mban rolin e saksit tenor në Orkestrën e Teatrit të Estradës në Tiranë. Në gusht të 1990 transferohet në Itali ku, sëbashku me bashkëshorten Dhurata Lazo(pianiste), ka mbajtur koncerte të ndryshme me duo: oboe-piano dhe saks soprano/alto/tenor-piano në Itali, Austri, USA. Në 1991 ka bërë pjese në Orkestrën "San Marco " të Pordenones me rolin(Oboist) Corno inglese. Në të njëjtën kohë ka zhvilluar eksperienca profesionale si saksofonist për orkestra profesioniste dhe grupe të ndryshme jazz, gjithashtu zhvillon aktivitet didaktik në Itali që nga viti 1991. Aktualisht është docent pranë Culture Art Center Aviano, Itali dhe pranë Institutit Filarmonik Citta di Sacile (PN), në të cilën mban rolin e Drejtorit Artistik dhe Dirigjent i Filarmonikës. Orkestra Camerata e Tiranës do të jetë nën drejtimin e dirigjentit të njohur italian Vito Clemente. Ai ka një karrierë dhe aktivitet të pasur artistik. Është fitues i konkursit internacional Franco Capuana për drejtues orkestre të Komunitetit Europian 2002 (Opera në konkursin: Manon Lescaut di Puccini). Vito Clemente është diplomuar me shkëlqyeshëm në dirigjim orkestre, muzikë vokale dhome, piano, instrument për banda, dirigjim për kor për për muzikë korale, kompozicion, duke u perfeksionuar kështu në Akademinë e Chigiana. Ka zhvilluar shumë turne në Argjentinë, Brazil, Rumani, Portugali, Hungari, U.S.A., Spanjë, etj. Ka nxjerrë me dhjetëra CD në tregun mbarë europian si: LHistoire du Soldat di Stravinskij con Michele Mirabella, MiserereeLe Serve Rivali di Traetta, "Stabat Mater" di Logroscino, etj. Sezoni koncertor Camerata e Tiranës është një vazhdim i një bashkëpunimi të frytshëm i shoqatës kulturore Franko-Shqiptare Artema në partneritet me sponsor AMC. Objektivi kryesor i Cameratës së Tiranës është realizimi i misionit kulturor të shoqatës Artema për sa i përket integrimit dhe promovimit të instrumentistëve të rinj shqiptar në jetën artistike të vendit.