E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Camerata e Tiranës” koncert për Viktor Shirokën



Një koncert i veçantë është planifikuar të zhvillohet në datën 1 maj në nderim të muzikantit të njohur shkodran, “Artistit të Merituar” Viktor Shiroka. E teksa nuk bëhen të ditura më shumë detaje, nën titullin “CamerataTirana”, ky koncert merr përsipër të përkujtojë artistin dhe pedagogun e madh të Shkodrës. Mjeshtri Shiroka në vitin 1954 filloi studimet në Liceun artistik, Tiranë ndërsa në fund të vitit 1957 i vijoi këto studime në Pragë, ku u diplomua për oboe në vitin 1961. Me krijimin e orkestrës simfonike të RTVSH, me 1962 filloi punën si oboist solist, njëkohësisht dhe si pedagog në Konservatorin e Tiranës. Gjatë viteve 1993-2001 ishte pedagog në Akademinë e Arteve. Viktor Shiroka ka interpretuar si solist dhe si anëtar ansamblesh dhome. Ka një repertor që përfshin periudhën që nga paraklasikët e deri në ditët tona. Ka interpretuar dhe regjistruar të gjitha veprat e kompozitorëve shqiptarë për oboe dhe në të gjitha aktivitetet kombëtare ka luajtur si oboist i parë. Ai ka interpretuar edhe jashtë vendit në skenat e Italisë, Greqisë, Turqisë, Kinës etj.

29 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›