E Diel, 1 Nëntor 2026

Leticia Kasta, aktorja në pritje të fëmijës së tretë



Leticia Kasta është 31 vjeç dhe më 11 maj pritet të bëhet nënë për herë të tretë, pas lindjes së Sahten, 8 vjeç dhe Orlando, 2 vjeç, djali i Stefano Akorsit, që është edhe babai i vogëlushit që pritet të lindë. Sapo ka përfunduar xhirimet e “Serge Gainsbourg, vie héroique” ku do të interpretojë rolin e Brixhit Bardot dhe në “Vanity Fair” tregon për shtatzëninë, për fëmijët dhe për vështirësitë që hasin aktoret kur presin të bëhen nëna. “Filmi i fundit që xhirova është historia e jetës së Gainsburg. Ai dhe Bardot kishin një histori së bashku. Nuk zgjati shumë dhe ai natën, në shtrat shkruante këngë dashurie për të që i rrinte përkrah. Nuk ishte impenjim i gjatë: vetëm 5 ditë xhirime. Megjithatë e bëra me dashuri dhe lehtësi rolin ashtu siç mund të veshësh një fustan. Ngjashmëria me Bardot është e pamundur. Ajo ishte unike”. E njihni personalisht? “Kur më propozuan ta interpretoja, i kërkova që të takoheshim. Pranoi por më pas nuk i ndie mirë. Kështu më mori në telefon. Folëm gjatë dhe më bëri shumë përshtypje. Kisha nevojë për aprovimin e saj”. Lidhur me jetën private aktorja shprehet: “Në jetë nuk mund të programosh gjithçka. Të lindësh fëmijë nuk është gjëja më e thjeshtë. Teksa xhiroja “Visages” recitoja edhe në teatër. Ditën merresha me xhirimet, ndërsa natën ngjitesha në skenë. Nuk flija pothuajse fare. Në atë kohë mbeta shtatzënë dhe regjisori më pyeti: Po ku e gjete kohën për këtë?”. Fëmija për të do të thotë më tepër sesa ardhja në jetë e një krijese. Kjo lidhet me faktin e të qënit e dashuruar dhe nëse dashuria mbaron, nuk ia vlen të rrish me dikë për hir të fëmijës. “Fëmijët e ndjejnë kur po sakrifikon për ta. Disa prindër rrinë bashkë duke menduar se kjo do të ishte më e mira për fëmijët. Ata nuk e dinë se fëmijët nga ana e tyre mendojnë: Shpresojmë që të ndahen. Prindërit në fund të fundit janë thjesht femra e meshkuj. Shtatzënia kur të duhet të aktrosh është vërtet e lodhshme por ia vlen të sakrifikosh për diçka të bukur”,- është shprehur Kasta.

29 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›