Messi për çmimin “Personaliteti i vitit’

Konkurrenca është e frikshme, pasi që janë në luftë emra si Barack Obama, Angela Merkel, Steve Jobs, Dominique Strauss-Kahn e Silvio Berlusconi.
Mirëpo, në mesin e 32 kandidatëve për ta fituar titullin ‘Personaliteti i vitit’ nga magazina ‘Time’, i vetmi sportist në listë është edhe Lionel Messi.
Sipas kësaj magazine, pothuajse unanimisht konsiderohet si lojtari më i madh i gjeneratës së tij, edhe pse, për dallim nga Maradona, nuk e ka fituar kurrë Botërorin.
“Ka fituar gjithçka që qon peshë me Barcelonën dhe është në garë për titullin e tretë rresht të Topit të Artë”, shkruan kjo magazinë. ‘Personaliteti i vitit’ do të zgjidhet më 16 dhjetor të këtij viti.