Cameron: Zhvillimet e fundit, akte kriminale

Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 13:31
Kryeministri i Britanisë, David Cameron, deklaroi se do të merren masat e nevojshme që të rikthehet qetësia në Londër, ndërsa në reagimin e parë zyrtar pas zhvillimeve të fundit në vend, ai e vlerësoi punën e kryer nga forcat e policisë.
"Aktet e fundit janë vepra të pastra kriminale dhe të gjithë përgjegjësit do të përballen me ligjin. Ne do të shtojmë forcat e rendit nëpër rrugë, deri në rikthimin total të qetësisë", u shpreh Cameron.
Kryeministri njoftoi se për gjendjen e krijuar parlamenti do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme ditën e enjte.