E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, trukimi i ndeshjeve, arrestohet Makis Psomiadis

ATHINË- Policia greke arrestoi sot në një shtëpi në Sunio pas një urdhërarresti ndërkombëtar, ish-presidentin e skuadrës së Kavalës Makis Psomiadis.

Psomiadis është një nga shumë personat e përfshirë në skandalin e trukimit të ndeshjeve të futbollit në Greqi.

Urdhër arresti të lëshuar nga gjykata e Athinës me akuza për përfshirje në një organizatë kriminale kryerjen, grabitje mashtrim, mitmarrje dhe trukim të rezultateve për ndeshjet e futbollit.

Vendodhja e Makis Psomiadis u zbulua pas monitorimit të bisedave telefonike dhe ai u gjet në shtëpinë, e cila ishte marrë me qira nën një tjetër emër.

Duke hyrë në godinën e policisë Makis Psomiadis u tha gazetarëve se është një i burgosur politik, viktimë e sistemit dhe foli për një komplot kundër tij.
(a.j/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›