Apel per unitetin e Turqise pas atentatit prane kufirit me Sirine
Funeralet e nëntë viktimave të një autobombe janë kthyer në një rast për të bërë apel për unitetitn e Turqisë, ku po përforcohet frika për pasojat e konfliktit në Siri. Presidenti i vendit Abdullah Gül dhe kryeministri Erdogan u janë bashkuar përfaqësuesve të lartë të shtetit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore në Gaziantep, skenë e një atentati për përgjegjësinë e të cilit autoritette turke kanë drejtuar gishtin nga PKK-ja, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit. Dy ditë më parë nëntë persona kanë gjetur vdekjen, mes ët cilëve dhe fëmijë, dhe më shumë se 60 persona kanë mbetur të plagosur në atentatin në Gaziantep, pranë kufirit me Sirinë. Ndërsa një ditë më parë katër ushtarë kanë mbetur të vrarë në një pritë në juglindje të vendit. Autoritetet turke gajësojnë për këto vrasje Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, e konsideruar si nëj organizatë terroriste nga Shtette e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, që prej 30 vjetësh është protagoniste e një konflikti që regjistron më shumë se 40 mijë viktima. Përshkallëzimi marramendës i dhunës këtë muaj ka rritur bindjen e autoriteteve turke që regjimi sirian po mbështet PKK-në për të destabilizuar Turqinë, dikur aleate e saj.