E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç i lëshon sfidën Realit: Barça është më e fortë

"Për ta është e ndaluar që të gabojnë. Kane blerë lojtarë të mëdhënj, ndërsa unë kam ardhur në një skuadër, e cila sezonin e kaluar i ka fituar te trë trofetë”, tha suedezi


Sokol Xhihani
 
Zllatan Ibrahimoviç nuk pëlqen që të krahasohet me Samuel Etonë. Sulmuesi i ri i Barcelonës, është shprehur se nuk është aspak e drejtë që të bëhen të tilla krahasime. “Nuk dua të krahasohem me Samuel Etonë, i cili në Barcelonë ka arritur të bëjë historinë dhe nuk do të harrohet kurrë nga tifozët, - është shprehur Ibra, - Jemi dy lojtarë të ndryshëm. Ai tashmë është tek Interi ku unë kam fituar 3 kampionate dhe 2 Superkupa, por nuk duhet të bëni krahasime mes nesh”.
Më pas sulmuesi me suedez me origjinë boshnjake ka folur për rivalitetin mes Barceloës dhe Realit të Madridit duke theksuar se nuk i ka aspak frikë madrilenët. “Reali i Madridit? Mendoj se janë një skuadër e madhe por janë të detyruar që të fitojnë. Barcelona është më e fortë”. Gjatë intervistës së dhënë për televizionin suedez “Tv4”, “Ibracadabra”, i cili duket se ka marrë disa leksione edhe nga ish-trajneri i tij Murinjo, e ka vënë nën presion skuadrën e Florentino Perezit. “Reali është i fortë por duhet të fitojë diçka pasi vjen pas dy sezonesh shumë zhgënjyese, - tha Zllatani, - Për ta është e ndaluar që të gabojnë. Kane blerë lojtarë të mëdhënj, ndërsa unë kam ardhur në një skuadër, e cila sezonin e kaluar i ka fituar te trë trofetë. Barcelona është më e favorizuar pasi Reali do ta ketë të vështirë që të gjejë lojën e duhur që ne pjesën e parë të sezonit. Por gjithsesi në futboll gjithçka mund të ndodhë”.
Kristiano Ronaldo: Nuk më shqetëson forma ime
Kristiano Ronaldo nuk është i shqetësuar për formën e tij momentale me Realin e  Madidit duke theksuar se më e rëndësishme është që ekipi të fitojë. Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë nga fillimi i ligës spanjolle dhe të gjithë sytë janë drejtuar nga Reali i  Madridit për shkak të numrit të madh të yjeve që arritën në këtë klub gjatë verës.
“I gjithë ekipi pret fillimin e sezonit, shpresoj se gjërat do të zhvillohen në të mirë dhe do të mund të shijojmë një fitore ndaj Deportivos. Nuk jam i shqetësuar për shkak të formës time. Më e rëndësishme është që skuadra të fitojë, -  ka thënë Ronaldo, - Jam i qetë, punoj me ngulm dhe jam me një grup fantastik të lojtarëve. Nuk mendojmë për Barcelonën. Gjatë gjithë vitit duhet të luajmë mirë dhe të shohim se sa larg mund të
arrijmë. Nuk jemi në presion”.
 
 
Maradona: Ndaj Brazilit vetëm për tre pikë
Trajneri i Argjentinës, Diego Armando Maradona, ka pranuar se përfaqësuesja e Brazilit ka një përbërje të shkëlqyeshme, por krahas kësaj, ata mendojmë të fitojnë trë pikë nga përballja e javës së ardhshme. Argjentina më 5 shtator e pret kombëtaren e Brazilit, ndeshje e cila mund të rezultojë shumë e rëndësishme për kualifikimet për Botërorin 2010.  “Ata kanë luajtur shumë mirë në Kupën e Konfederatave. Mendoj se e vetmja gjë që ku janë munduar, ka qenë të gjejnë zgjidhje për rolin e mbrojtësit të majtë, - ka thënë Maradona, - Ata kanë vërtet një ekip të fuqishëm. Por të jem i qartë: ne do të synojmë fitoren dhe tri pikë”. Maradona po ashtu ka thënë se nëse do të zgjidhte një lojtar Brazilin për ekipin e tij, ai do të ishte Kaka. Ndërsa për brazilianët, është i sigurt se do të dëshironin Lionel Mesin.
 
 
Sot shorti
 
Ja vazot e Ligës së Kampioneve
 
 
Vazo 1
Barcelona
Liverpul
çelsi
Man.United
Milan
Arsenal
Sevila
Bajern.M
 
Vazo 2
Lion
Inter
Real Madrid
CSKA Moskë
Porto
AZ Alkmar
Juventus
Rangers
 
Vazo 3
Olimpiakos
Marsejë
Dinamo Kiev
Shtutgart
Fiorentina
Atletiko Madrid
Bordo
Beshiktash
 
Vazo 4
Kopenhagen/Apoel
Volfsburg
Standard
Makabi Haifa
Zyrih
Rubin Kazan
Unirea Urziceni
Debreceni
 
Man.Junajtid, 15 milionë euro për Arjen Roben
Mançester Junajtid po bëhet gati të ofrojë 15 milionë euro për anësorin e Realit të  Madridit, Arjen Roben. Sipas “The Sun” thuhet se kjo shifër është ndarë mënjane për Roben, por Junajtid do të përpiqet ta zbresë çmimin sa më shumë të mundet gjatë fundjavës. Drejtuesit e klubit anglez do të fillojnë ofertën me rreth 11 milionë euro, duke shpresuar se ngritja deri në 15 milionë euro do të jetë e mjaftueshme për të marrë mesfushorin.
Robben, 26-vjeçar, shihet si një mesfushor sulmues, i cili mund të ndihmojë në zëvendësimin e vendit të lënë bosh pas largimit të Kristiano Ronaldos, që i solli plot 93 milionë euro ekipit anglez. Roben ishte afër kalimit te Junajtid edhe në vitin 2004 nga PSV Eindhoven, por pastaj u transferua te çelsi për 10 milionë euro.
 
 
Zyrtare
 
Shnajder pranon ofertën e Interit
 
Uesli Shnajder do të jetë një lojtar i Interit. Holandezi pas shumë e shumë ditësh që përflitej për kalimin tek zikaltërit më në fund i ka thënë “PO” skuadrës së Murinjos. Për fantazistin e Realit të Madridit skuadra e Masimo Moratit ka paguar plot 15 milionë euro dhe ai mendohet se do të jetë i gatshëm që për ndeshjen e fundjavës, në derbin ndaj Interit.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›