Betis e kërkon Gudjohnsenin

Sulmuesi i Monacos, Eidur Gudjohnsen, pëlqehet shumë nga Betis Sevilla. Sulmuesi islandez, i cili ndiqet edhe nga skuadrat angleze (Blackburn e West Ham United), mund ta pranojë propozimin e klubit spanjoll, i cili i ka ofruar atij një kontratë afatgjatë.
31 vjeçari ishte transferuar tek klubi francez verën që shkoi nga Barcelona. Ai më parë ishte pjesë e Chelseas