Liverpool-Chamakh, arrihet marrëveshja

Sulmuesi i Bordeaux, Marouane Chamakh, e ka arritur marrëveshjen me Liverpool.
Sipas të përditshmes angleze, Daily Mirror, Reds e kanë mposhtur konkurrencën e Arsenal, West Ham, Milan, Juventus e Inter, duke i garantuar klubit francez 25 milionë funte për 26 vjeçarin.
Marokeni, kontrata e së cilit përfundon në fund të këtij sezoni, duket se ka preferuar të presë deri në fund të sezonit, për ta përfituar një super kontratë të re. Por, pas shumë kontaktesh, duket se marrëveshja e marokenit me Liverpool është arritur