"Campers" një lloj i ri turizmi në Shqipëri
Shqipëria përfshihet në itin
erarin turistik të "Camper Club
Italia". 17 automjete për kamping
kanë mbërritur në Durrës në
kuadrin e një turi turistik që sapo
ka përfshirë në axhendë vendin
tonë. Secili nga automjetet kamper
ka një çift turistësh, të cilët e
kanë nisur vizitën e tyre më 15 maj
për ta mbyllur me vizitën në Tiranë
në fund të këtij muaji. Hyrja e tyre
në qytet është pritur nga banda
frymore e Durrësit, e cila ka
ekzekutuar marshe të gëzuar në
shenjë mikpritjeje, ndërsa italianët
janë pritur nga kryebashkiaku
Vangjush Dako. Turistët kampers
kanë qëllim të vizitojnë
kryesisht vendet me natyrë piktoreske,
si dhe sitet arkeologjike.
Është hera e parë që ky lloj turizmi
mbërrin në vendin tonë
nëpërmjet klubit italian, duke u
hapur rrugë dhe turistëve nga
vende të ndryshme të botës që
shfrytëzojnë këtë mënyrë lëvizjeje
dhe turizmi për të njohur vende
të ndryshme të botës dhe kulturën
e tyre. Në këndvështrimin e Dakos,
kampersat e parë janë
lajmëtarët e parë dhe një ogur i
mirë që sezoni turistik këtë vit do
të jetë i mbarë, përderisa ka zgjuar
interesin e shumë të huajve që
pritet të vijnë këtë sezon në Durrës.
34 italianët u shprehën të
kënaqur nga pritja që u rezervoi
Durrësi, ndërsa ndoqën me interes
një dokumentar mbi historinë
e qytetit në sallën e këshillit bashkiak.
Këta turistë u shprehën se do
ta propagandonin atë që po shihnin
në Shqipëri e veçanërisht në
Durrës edhe te shoqata evropiane
e Campers që përfshin rreth 1
milion anëtarë. Burime nga Bashkia
e Durrësit bënë të ditur se turistët
e "Campers Club Italia" janë
nisur nga Italia dhe pasi kanë kaluar
Kroacinë e Malin e Zi kanë hyrë
në Shqipëri nga pika kufitare e
Muriqanit.
erarin turistik të "Camper Club
Italia". 17 automjete për kamping
kanë mbërritur në Durrës në
kuadrin e një turi turistik që sapo
ka përfshirë në axhendë vendin
tonë. Secili nga automjetet kamper
ka një çift turistësh, të cilët e
kanë nisur vizitën e tyre më 15 maj
për ta mbyllur me vizitën në Tiranë
në fund të këtij muaji. Hyrja e tyre
në qytet është pritur nga banda
frymore e Durrësit, e cila ka
ekzekutuar marshe të gëzuar në
shenjë mikpritjeje, ndërsa italianët
janë pritur nga kryebashkiaku
Vangjush Dako. Turistët kampers
kanë qëllim të vizitojnë
kryesisht vendet me natyrë piktoreske,
si dhe sitet arkeologjike.
Është hera e parë që ky lloj turizmi
mbërrin në vendin tonë
nëpërmjet klubit italian, duke u
hapur rrugë dhe turistëve nga
vende të ndryshme të botës që
shfrytëzojnë këtë mënyrë lëvizjeje
dhe turizmi për të njohur vende
të ndryshme të botës dhe kulturën
e tyre. Në këndvështrimin e Dakos,
kampersat e parë janë
lajmëtarët e parë dhe një ogur i
mirë që sezoni turistik këtë vit do
të jetë i mbarë, përderisa ka zgjuar
interesin e shumë të huajve që
pritet të vijnë këtë sezon në Durrës.
34 italianët u shprehën të
kënaqur nga pritja që u rezervoi
Durrësi, ndërsa ndoqën me interes
një dokumentar mbi historinë
e qytetit në sallën e këshillit bashkiak.
Këta turistë u shprehën se do
ta propagandonin atë që po shihnin
në Shqipëri e veçanërisht në
Durrës edhe te shoqata evropiane
e Campers që përfshin rreth 1
milion anëtarë. Burime nga Bashkia
e Durrësit bënë të ditur se turistët
e "Campers Club Italia" janë
nisur nga Italia dhe pasi kanë kaluar
Kroacinë e Malin e Zi kanë hyrë
në Shqipëri nga pika kufitare e
Muriqanit.