SHBA: Qeveria të tregojë përkushtim për dy reformat kyçe
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të ndërmarrin një reformë serioze në gjyqësorin shqiptar, në mënyrë që të rikthehet besimi i publikut te drejtësia. Duke folur në një aktivitet, ku u nënshkrua memorandumi i përbashkët i USAID me Gjykatën e Apelit të Tiranës, administratorja e USAID-it, Henrieta For, deklaroi se "tani që perspektiva për anëtarësim të plotë në NATO është më afër, Shqipëria ka një shans edhe më të madh, jo vetëm për ta marrë seriozisht reformën në drejtësi, jo vetëm për ta marrë seriozisht rifitimin e besimit publik te gjykatat. Shqipëria ka shansin t‘i tregojë bashkësisë ndërkombëtare që synon standardet më të larta të gjyqësorit, të cilat kërkohen prej saj si kusht për anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian". Gjithashtu, zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit, në konferencën e shtypit bashkë me Kryeministrin Berisha, ka bërë të qartë mesazhet e Uashingtonit drejt qeverisë shqiptare, e cila duhet të jetë promotorja e këtyre reformave. Administratorja e USAID-it, Henrieta For, përdori fjalë të qarta, kur tha se: "Ndërkohë që Shqipëria shikon përpara drejt zgjedhjeve parlamentare dhe anëtarësimit në NATO, do të jetë e rëndësishme që qeveria të demonstrojë përkushtimin e saj për të zbatuar reformat gjyqësore dhe zgjedhore. Do të duhet të intensifikojë përpjekjet aktive kundër korrupsionit, sidomos lidhur me imunitetin dhe sanksione më të ashpra për kundërvajtësit, vënë në zbatim nga gjyqe dhe dënime të ndershme e apolitike".
Gjyqësori
Zonja For ka bërë thirrje për heqjen e imazhit të keq që publiku shqiptar duhet të ketë ndaj gjyqësorit, kur theksoi se "kam lexuar që shumica e shqiptarëve nuk kanë besim se sistemi i tyre i gjykatave mund të ofrojë drejtësi të paanshme. Ky gjykim i pafat publik duhet të ndryshojë, në mënyrë që të ndryshojë Shqipëria. Reforma gjyqësore varet nga përkushtimi i tërë shoqërisë. Për këtë arsye, USAID fillon këtë projekt trevjeçar, duke ndërmarrë këtë marrëveshje midis Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Konferencës Gjyqësore Kombëtare". Zyrtarja amerikane, gjithashtu u ka bërë thirrje njerëzve të drejtësisë, që puna e tyre duhet të jetë e frytshme për qytetarët. Në këtë aspekt, For theksoi se "do të doja ta theksoja çështjen e besimit të publikut. Besimi publik te gjykatat është i domosdoshëm për sundimin e ligjit. Kur qytetarët akuzohen për një kundërvajtje apo dëshirojnë të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, duhet të presin dhe të marrin trajtim të paanshëm dhe të barabartë në sytë e ligjit. Ata kanë të drejtën të sjellin apelime në gjykata si kjo, për të kërkuar zhdëmtim për veprime të gabuara apo vendime të padrejta".