E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Albpetrol", 10% e punëtorëve marrin rrogat pa shkuar në punë

Gati 10 për qind e punë
torëve të kompanisë
"Albpetrol" i marrin rrogat
pa shkuar asnjëherë në
punë. Skandali ka plasur dje, kur
përfaqësues të punonjësve që
kundërshtojnë reformën kanë
përpiluar listat me emrat e personave
që paguhen nga kompania
shtetërore e naftës edhe pse
nuk kanë shkuar asnjë ditë në
punë. Një pjesë e madhe e këtyre
njerëzve jetojnë në Tiranë,
Durrës, apo qytete të tjera dhe
figurojnë si të punësuar në ndërmarrje
të ndryshme në varësi të
kompanisë "Albpetrol". Sipas
naftëtarëve, bëhet fjalë për ishpunonjës
që janë shpërngulur
nga Ballshi, Fieri apo Patosi drejt
qyteteve të mëdha, si dhe për të
afërm të krerëve të ndërmarrjeve
të naftës apo militantë të
partive politike që sot përbëjnë
mazhorancën qeverisëse.
Denoncimi është bërë nga
përfaqësuesit e sindikatave të
naftës, si dhe nga punonjësit e
kompanisë "Albpetrol", të cilët
po jetojnë në ankth si shkak i reformës
që po zbatohet. Këta të
fundit pasi kanë inspektuar dhe
mobilizuar të gjithë drejtuesit e
turneve dhe grupeve të punës
për më shumë se tri javë, kanë
dalë në përfundimin se 10 për
qind e punëtorëve të kompanisë
nuk janë efektivisht në punë. Me
emra konkretë të punonjësve që
nuk paraqiten pozicionet përkatëse
të punës në çdo sektor të
ndërmarrjeve të naftës, përfaqësuesit
e sindikatave, si dhe
një përfaqësi nga punonjësit e
kompanisë kanë zhvilluar takim
me krerët e "Albpetrol".
Krerëve të kompanisë "Albpetrol"
u është bërë me dije se
në çdo grup pune që përbëhet
nga 12 naftëtarë mungojnë deri
në 4 punonjës. Mes përfaqësisë
së punëtorëve që ka marrë kontakt
me krerët e kompanisë kanë
qenë edhe shefat e turneve, nga
të cilët është verifikuar i gjithë
skandali i punësimeve fiktive në
sektorin e naftës.
Vangjush Mile, shef grupi në
një nga ndërmarrjet në varësi të
"Albpetrol" tha për gazetën se:
"Edhe kur na kanë ardhur për
kontroll gjatë orarit të punës,
unë u kam thënë se janë dy persona
që nuk i njoh, pasi nuk kanë
ardhur asnjë ditë në punë, por
nuk ka pasur asnjë reagim".
Në sektorin 7 të Ndërmarrjes
së Sheqishtes, sektor që ndodhet
në zonën e Zharrzës, vetëm
brenda një grupi naftëtarësh
mungojë katër punëtorë. Konfirmohet
prej drejtuesve të këtij
sektori se numri i punonjësve që
nuk paraqiten në punë fare në
të gjithë sektorët është shumë i
madh. Por, nga ky fenomen nuk
janë përfshirë vetëm sektorët e
sipërpërmendur, por të gjitha
ndërmarrjet. Kështu, në Ndërmarrjen
e Prodhimit të Patosit
është shpallur dje në mëngjes
lista e punonjësve që shkurtohen
për shkak të reformës dhe
në këtë listë figuronin 20 punonjës,
të cilët nuk njihen nga kolegët
e tyre, pasi nuk kishin shkuar
kurrë në punë. Punonjësit e Prodhimit
në Patos tregojnë për
gazetën se "në këtë sektor, duke
qenë edhe shumë pranë qytetit
të Patosit dhe Fierit punonjësit
që nuk kanë parë për asnjë ditë
vendin e punës janë më së
shumti gra".
Për të ilustruar mënyrën se si
bëhet punësimi fiktiv, një naftëtar
përmend emrin e bashkëshortes
së një ish-aktivisti të
sindikatës, i cili ka marrë së fundmi
postin e shefit të sektorit VI
të Ndërmarrjes së Prodhimit në
Patos. Punonjësja që merr pagën
pa shkuar në punë quhet Arsino
Toro.
Përballë listës së gjatë të denoncimeve,
krerët e kompanisë
"Albpetrol" kanë iniciuar një
takim me shefat e llogarive të të
gjithë sektorëve të naftës dhe
me drejtuesit e tyre, ku kanë
kërkuar verifikim të çdo punëtori.
Por ashtu si në çdo rast, edhe
për këtë shkelje flagrante ata që
do të ndëshkohen janë drejtuesit
e sektorëve, të cilëve do
t‘u kërkohet llogari pse nuk kanë
denoncuar qysh më parë këtë
skandal. Mësohet se vala e shkarkimeve
do të prekë edhe këta
shefa, që do të cilësohen si
përgjegjës për punësimet fiktive,
që në fakt urdhërohen nga zyra
drejtorësh të mëdhenj dhe sugjerohen
nga seli partish politike.
Zyrtarisht, nga kompania "Albpetrol"
konfirmohet se ka nisur
kontrolli i çdo ndërmarrjeje për
të verifikuar numrin e personave
që marrin rroga pa shkuar
në punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›