Naftëtarët, protestë edhe në Vlorë
Pas vendimit të qeverisë për re
formën në ndërmarrjet e naftës,
një pjesë e punëtorëve të
Ndërmarrjes së Naftës së Gorishtit
kanë protestuar dje kundër
largimit të tyre nga puna. Nga kjo
ndërmarrje është shpallur shkurtimi
i 75 punonjësve, të cilët në
bashkëpunim me sindikatën e naftëtarëve
kanë organizuar dje protestën
para zyrave të sektorit Gorisht-
Vllahinë. Sipas naftëtarëve,
pushimi nga puna i një numri të
madh punëtorësh është bërë në
bazë të kritereve politike. Ata kanë
kërkuar që reforma të bëhet e
drejtë. "Ne jemi dakord me reformën,
por ajo që ne duam është
që kjo reformë të jetë e drejtë
dhe të mos prekë punëtorë me
30 vjet eksperiencë dhe të lërë
ende në punë të paaftët që kanë
mbështetje politike", tha një naftëtar
protestues. Kryetari i
sindikatës së naftëtarëve, Dino
Xhelili, tha se "kjo nuk është reformë
për mbarëvajtjen e punës,
por kjo është një reformë politike,
pasi të gjithë naftëtarët e pushuar
nga puna janë të majtë". Punëtorët
i kanë bërë thirrje qeverisë,
por edhe organeve të drejtësisë,
që të mbikëqyrin zbatimin e reformës
në sektorin e naftës. Ata
kanë kërcënuar se nëse nuk merren
masa do të bllokojnë rrugën
për në ndërmarrje dhe se sot në
mesditë do të bllokojnë portën
kryesore të ndërmarrjes për të
bllokuar punën. Protesta e djeshme
e zhvilluar në Vllahinë, ku është
qendra e kësaj ndërmarrjeje dhe
ka qenë paqësore. Por punëtorët
e naftës kanë deklaruar se do të
përshkallëzojnë protestën derisa të
binden se shkurtimet do të bëhen
në bazë të ligjit dhe të kritereve të
drejta.
formën në ndërmarrjet e naftës,
një pjesë e punëtorëve të
Ndërmarrjes së Naftës së Gorishtit
kanë protestuar dje kundër
largimit të tyre nga puna. Nga kjo
ndërmarrje është shpallur shkurtimi
i 75 punonjësve, të cilët në
bashkëpunim me sindikatën e naftëtarëve
kanë organizuar dje protestën
para zyrave të sektorit Gorisht-
Vllahinë. Sipas naftëtarëve,
pushimi nga puna i një numri të
madh punëtorësh është bërë në
bazë të kritereve politike. Ata kanë
kërkuar që reforma të bëhet e
drejtë. "Ne jemi dakord me reformën,
por ajo që ne duam është
që kjo reformë të jetë e drejtë
dhe të mos prekë punëtorë me
30 vjet eksperiencë dhe të lërë
ende në punë të paaftët që kanë
mbështetje politike", tha një naftëtar
protestues. Kryetari i
sindikatës së naftëtarëve, Dino
Xhelili, tha se "kjo nuk është reformë
për mbarëvajtjen e punës,
por kjo është një reformë politike,
pasi të gjithë naftëtarët e pushuar
nga puna janë të majtë". Punëtorët
i kanë bërë thirrje qeverisë,
por edhe organeve të drejtësisë,
që të mbikëqyrin zbatimin e reformës
në sektorin e naftës. Ata
kanë kërcënuar se nëse nuk merren
masa do të bllokojnë rrugën
për në ndërmarrje dhe se sot në
mesditë do të bllokojnë portën
kryesore të ndërmarrjes për të
bllokuar punën. Protesta e djeshme
e zhvilluar në Vllahinë, ku është
qendra e kësaj ndërmarrjeje dhe
ka qenë paqësore. Por punëtorët
e naftës kanë deklaruar se do të
përshkallëzojnë protestën derisa të
binden se shkurtimet do të bëhen
në bazë të ligjit dhe të kritereve të
drejta.